E duan Kosova dhe Shqipëria, ky është vendimi i Ajetit

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 13:32 | Nga

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka shprehur dëshirën të afrojë në grupin kuqezi edhe vëllain e mbrojtësit Arlind Ajeti, Albianin.

Sulmuesi 20-vjeçar është bërë sot zyrtarisht pjesë e Basel, ku do të jetë shok skuadre me Taulant Xhakën, por duket se nuk ka ndërmend të bëhet shok skuadre me të edhe në Kombëtaren shqiptare.

Do të ishte ndër rastet e rralla që dy vëllezër të luanin për ekip kombëtar.

Albian Ajeti ishte sulmuesi kryesor St.Gallenit dhe një nga lojtarët në vëmendjen e trajnerit të Zvicrës, Petkoviç. Dhe ndoshta pikërisht prej kësaj, sipas asaj që raporton prestigjiozja zvicerane “Blick”, sulmuesi do të vazhdojë të jetë pjesë e përfaqësueses së Zvicrës edhe në të ardhmen. Aktualisht ai luan me Zvicrën U-21.

Nëse informacioni i “Blick” është i saktë, atëherë vëllezërit Ajeti të ndarë në dy kombëtare, ato të Shqipërisë dhe Zvicrës, do të bëheshin rasti i dytë pas vëllezërve Xhaka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme