Gruaja e cila është arrestuar nën dyshimin se vrau motrën e saj në një banesë në Tiranë, ka thënë se e ka kryer vrasjen për vetëmbrojtje.
E arrestuara pretendon se viktima prej më shumë se 10 vjetësh ishte e alkoolizuar dhe problematike.
E dyshuara tha se fillimisht kishin debatuar me viktimën që ajo ta linte alkoolin, ku pastaj kjo e fundit kishte kërcënuar me thikë të dyshuarën dhe nënën e saj.
Ajo shtoi se pastaj situata është tensionuar dhe ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.
E arrestuara me profesion është mësuese, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv