E fejuara e gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashogi, ka thënë se ka refuzuar ftesën e presidentit Donald Trump për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë, ngase konsideron se ai nuk është i sinqertë në lidhje me hetimin për vrasjen e bashkëshortit.
Hatice Cengiz ka thënë për Turkish TV se ajo beson që kjo ftesë kishte për qëllim të ndikojë opinionin publik në SHBA.
Khashoggi u vra në konsullatën saudite në Stamboll tre javë më parë.
Riad ka mohuar se familja mbretërore sunduese ishte e përfshirë në këtë akt, përderisa ka hedhur fajin tek agjentët mashtrues.
Fillimisht Arabia Saudite kishte mohuar të ketë njohuri për fatin e gazetarit.