E fejuara e Khashoggit: Nuk pranoj ftesën e Trumpit derisa të tregohet i sinqertë

Prishtinë | 27 Tet 2018 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

E fejuara e gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi, ka bërë thirrje për ndëshkim të të gjithë atyre që ishin të përfshirë në vrasjen e tij “të egër” duke shtuar se ajo nuk pranoi ftesën e Donald Trump për ta vizituar Shtëpinë e Bardhë.

Hatice Cengiz me kombësi turke, komentoi vrasjen e të fejuarit e saj në një intervistë emocionale në Haberturk të premtën, në paraqitjen e parë televizive që kur Khashoggi u vra brenda konsullatës, më shumë se tre javë.

“Unë kërkoj që të gjithë ata që përfshihen në këtë egërsi nga nivelet më të larta deri në nivelet më të ulëta të dënohen dhe të sillen para drejtësisë”, tha ajo.

Sa i përket vizitës në Shtëpinë e Bardhë, Cengiz tha se pranoi një ftesë nga Trump pr nuk e pranoi ftesën derisa SHBA të jetë e sinqertë për të zbuluar të fshehtën e vrasjes së Khashoggit.

Duke iu referuar ftesës së presidentit amerikan, Cengiz tha: “E perceptova atë si një deklaratë për të fituar favore në publik”.

Hatice shëprtheu në lot shumë herë derisa foli për të fejuarin e saj, të cilin e përshkroi si “patriot”.

“E gjeta veten në një errësirë ​​që as nuk mund ta shpreh,” tha ajo, duke përshkruar pasojat e zhdukjes së Khashoggit dhe vdekjes së tij.

Ajo i tha Haberturkut se kurrë nuk do ta kishte lejuar Khashoggi të hyjë në konsullatë, nëse do ta kishte menduar se autoritetet saudite do të sajonin një komplot për ta vrarë atë.

Khashoggi nuk ishte i shqetësuar pasi hyri në ndërtesë më 2 tetor, tha ajo, sepse u trajtua mirë gjatë një vizite të parë në konsullatë më 28 shtator.

Khashoggi supozoi se autoritetet saudite nuk do t’i shkaktonin probleme ose do ta arrestonin në Turqi, tregon ajo.

“Rrjeti i tij lokal në Turqi ishte shumë i mirë, siç e dini, edhe rrjeti i tij politik”, tha Cengiz për Haberturkun.

“Ai mendonte se Turqia është një vend i sigurt dhe nëse ai do të mbahej ose do të merrej në pyetje, kjo çështje do të zgjidhej me shpejtësi”.

Ajo tha se ajo nuk ishte kontaktuar nga zyrtarët sauditë dhe shtoi se ajo nuk ka gjasa të shkojë në Arabinë Saudite për një varrim të mundshëm nëse gjendet trupi i humbur i Khashoggit.

Më poshtë është intervista e plotë e Hatice Cengiz dhënë për televizionin turk, Habertürk.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme