E gjeti çantën me 7 mijë e 500 euro, qytetari e dorëzon atë në polici në Pozheran të Vitisë

Prishtinë | 11 Kor 2024 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar ka kthyer çantën që kishte gjetur me 7 mijë e 500 euro në të.

Çanta është dorëzuar sot në Nënstacionin Policor në Pozheran të Vitisë.

“Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur çantën dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer çanta me dokumentet dhe paratë.” – thuhet në njoftim.

Njoftim i plotë:

Sot me datën 11.07.2024 rreth orës 08:10 në Nënstacionin Policor në Pozheran një qytetar ka dorëzuar një qante të cilën e kishte gjetur. Në çantë kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme prej shtatëmijë e pesëqind (7500) euro.

Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur çantën dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer çanta me dokumentet dhe paratë.

Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës.

Të ngjashme