E gjitha nisi si pasojë e një përleshje mes dy familjeve, detaje nga plagosja e mbrëmshme në Hajvali

Prishtinë | 27 Mar 2023 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit, mbrëmë në Hajvali.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se deri te plagosja erdhi si pasojë e një përleshje mes dy familjeve.

“Është raportuar për një përleshje në mes të dy familjeve, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja dhe një fishek të pa shkrepur. Një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer plagosjen, është lokalizuar. I njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në spital pasi që ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari mbetet i shtrirë në spital nën sigurimin e policisë”, njofton policia.

Revolja e cila dyshohet se është përdorur në rast, dhe një karikator pa fishek janë sekuestruar.

I dyshuari tjetër mashkull kosovar i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

I dyshuari i tretë mashkull kosovar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Të ngjashme