E gjobitën se nuk e kishte rripin e sigurimit, qytetari: Jam 1,91 i gjatë, kam raport mjeko-ligjor

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 08:02 | Nga Ekonomia Online

Rripi i sigurisë është një pajisje sigurie për automjetet për të mbrojtur udhëtarët në rast të ndonjë aksidenti apo përplasje të mundshme, por çfarë ndodh me personat që kanë gjatësi mbi 1,90 cm?

Ata hyjnë në ato raste përjashtimore kur nuk përdoret rripi i sigurisë, që më shumë do ta dëmtonte, sesa mbronte shoferin. Kjo sepse këta njerëz i bie ta kenë rripin në qafë dhe në vend që t’i mbrojë, kthehet në rrezik për jetën e tyre.

Mirëpo,  një qytetar thotë se edhe pse ka gjatësi 1,91 ai është gjobitur nga policia për shkak të mosvënies së rripit.

Sipas Kodit Rrugor personat që kanë një gjatësi të tillë hyjnë në ato raste përjashtimore, por siç duket policia e ka “harruar” këtë.

Ndër të tjera, qytetari  për JOQ shprehet se kishte me vete edhe raportin mjeko-ligjor të cilin e tregoi tek policët, por asgjë nuk ndryshoi. Policia e gjobiti atë, ndërsa pas kësaj ky i fundit shkoi në komisariat për të zgjidhur problemin e tij. Por, rruga i shkoi kot, pasi sipas tij policia i tha se nuk mjafton raporti mjeko-ligjor.

Vlen të thuhet se përveç personave me gjatësi mbi 1,90 përjashtohen nga masa e vendosjes së rripit të sigurimit gratë shtatzëna dhe po ashtu personat që janë më të shkurtër se 1,34 cm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme