Një grua u filmua duke goditur me grusht një nxënës, pasi shoku i tij dyshohet se hodhi topa bore në makinën e saj.
Dy nga miqtë e djalit 15-vjeçar filmuan gruan, duke u përpjekur ta godiste me grusht dhe t’i godiste kokën, shkruan DailyMail.
Babai i djalit tha se djemtë po kalonin rrugën kur njëri prej tyre hodhi një top bore në një makinë në lëvizje, në Manchester të Anglisë.
Shoferja doli nga makina dhe pyeti djalin se kush e hodhi topin e borës.
Pamjet tregojnë gruan duke u përballur me fëmijën dhe duke gjuajtur grushte.