Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me dy vite burgim një qytetar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, shkruan Gazeta Express.
Sipas aktgjykimit i dyshuari deri “me datë 16.09.2020, rreth orës 23:20, brenda marrëdhënies familjare, në gjendje të dehur dhe me dashje, me mjet të përshtatshëm që mund të shkaktojë lëndime të rënda trupore, viktimës së ndjeshme të cilën e ka bashkëshorte, i shkakton lëndime të lehta trupore, në atë mënyrë që, natën kritike kur i pandehuri ishte kthyer në banesën e tyre, i pandehuri fillimisht i drejtohet me fjalë ofenduese, e pastaj e godet me boksa dhe shkelma dhe pastaj me mjet të fortë e godet në hundë, me të cilën i shkakton gjakderdhje të mëdha nga hunda dhe goja dhe mezi kishte arritur ta ndal gjakderdhjen në kushte shtëpie, pasi i njëjti e kishte privuar viktimën që të trajtohet nga mjekët”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
02 korrik 2021 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.D për shkak se:
Më parë e gjer me datë 16.09.2020, rreth orës 23:20, brenda marrëdhënies familjare, në gjendje të dehur dhe me dashje, me mjet të përshtatshëm që mund të shkaktojë lëndime të rënda trupore, viktimës së ndjeshme të cilën e ka bashkëshorte, i shkakton lëndime të lehta trupore, në atë mënyrë që, natën kritike kur i pandehuri ishte kthyer në banesën e tyre, i pandehuri fillimisht i drejtohet me fjalë ofenduese, e pastaj e godet me boksa dhe shkelma dhe pastaj me mjet të fortë e godet në hundë, me të cilën i shkakton gjakderdhje të mëdha nga hunda dhe goja dhe mezi kishte arritur ta ndal gjakderdhjen në kushte shtëpie, pasi i njëjti e kishte privuar viktimën që të trajtohet nga mjekët.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor, nga neni 185 par.3, nënpar.3.2, lidhur me par.2 dhe 1, të KPRK-së.
Të pandehurit A.D gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej dy (2) vite, e të cilin dënim i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
I pandehuri u obligua që ne emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej pesëdhjetë (50) euro si dhe ne emër te programit të kompensimit të viktimave të krimit, të paguaj shumën prej tridhjetë (30) euro, në afat prej 30 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzua në kontest të rregullt civil.
Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit pas shpalljes së aktgjykimit konform nenit 367 par.3 lidhur me nenin 187 par.1 nënpar 1.2 pika 1.2.3 të KPRP-së.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.