Deri tani ajo gëzon statusin e një prej supermodeleve më të njohura shqiptare!
Me një karrierë të pozicionuar në çdo cep të botës, nga Amerika në Evropë e më gjerë, Angela Martini është një nga femrat më seksi të showbizit shqiptar. Pas martesës, me miliarderin rumun Dragos Savulsecu, mos mendoni se ajo ka qendruar duarkryq. Nuk ka shijuar vetëm jetën e luksit, udhëtimet e shtrenjta, dhe gjithçka tjetër që i ka hije jetës së një supermodeleje, përkundrazi.
Me mjaft ritëm dhe plot përkushtim, ajo është fokusuar në studime të një lloji mjaft të veçantë, të cilat i ka finalizuar me një diplomë, e cila nuk ka asnjë lidhje me modelingun. Angela ka postuar ditën e djeshme një foto të diplomës, të cilën e ka cilësuar si një tjetër arritje në jetën e saj. Por për çfarë është diplomuar? Për të qenë trajnere e jetës! Sa profil i rrallë duket! Në fakt, kjo certifikatë i jep mundësi modeles simpatike që të ushtrojë profesionin e trajneres ndaj atyre njerëzve që nuk kanë një bosht në jetë, domethënë janë të pa-orientuar në qëllimet e tyre.