Sipas meteorologëve, në Shqipëri vijon dominimi i kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta deri në mesditë, kur priten rrebeshe shiu, si fillim në veri e gradualisht gjatë pasdites shirat zbresin në veriperëndim të territorit. Intensiteti i tyre do të jetë i dobët por gjatë natës pritet shtim i intensitetit të shirave në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb era do të fryjë me shpejtësi 55 km/h nga Jugu duke gjeneruar në det dallgëzim 5 ballë.
Temperaturat e ajrit pësojnë rritje në orët e mëngjesit por mesdita nuk sjell ndryshim të temperaturave duke luhatur vlerat ditore nga 8 në 28 gradë.