Dita e hënë pritet të nisë nën një qiell të mbuluar nga vranësira, ndërsa në disa rajone do të ketë edhe riga të lehta shiu.
Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të luhaten mes 2 dhe 4°C, derisa ato maksimale do të ngrihen lehtë, duke arritur nga 5 deri në 8°C.
Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi të lehtë, 1–4 m/s.
“Moti i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 2 deri 4°C. Temperaturat maksimale: 5-8°C. Era: Kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftim.