Një baba kinez është ribashkuar me vajzën e tij pasi e ka kërkuar atë për 24 vjet.
Kërkimi i palodhshëm i Wang Mingqing përfshinte një shofer taksie në qytetin e Chengdu, me shpresën që një ditë ai do e merrte vajzën e tij si një pasagjere.
Vajza e tij bëri kontakt me të në fillim të këtij viti pasi i kishte arritur një postim në internet.
Historia e pabesueshme mori dhenë në mbarë Kinën, ku shumë prej popullatës po festojnë ribashkimin e vajzës me të atin e saj.
Çifti u takua të martën.
Vajza e Wang, Qifeng, u zhduk kur ajo ishte vetëm tre vjeçe, sipas intervistave që u dha në mediat kineze.
Ai dhe gruaja e tij ishin shitës e frutash ndërsa një ditë pasi ata përfunduan duke shërbyer klientët në stalla e tyre në rrugë, ata kuptuan Qifeng nuk ishte më nën shoqërinë e tyre.