Një grua e konfirmuar me Covid-19 ka ikur nga Spitali i Gjakovës. Aty ku ishte e shtrirë thuajse që një javë. E infektuara me Covid-19 ka arritur që të arratiset nga spitali pa lejen e mjekëve të spitalit të Gjakovës mëngjesin e sotëm.
Por, me të marrë informacionin se e infektuara kishte ikur nga spitali, për ta gjetur atë u mobilizuan nga policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës.
Policia arriti që zonjën në fjalë ta gjejë në shtëpinë e saj. Ajo me rekomandimet e mjekëve është marrë nga shtëpia dhe është hospitalizuar sërish në repartin infketiv të Spitalit Rajonal të Gjakovës, “Isa Grezda”.
“Ka ora 10:30 është largu nga spitali. E ka shfrytëzu vizitën e ditës dhe është largu. Policia ka arritur që ta kthejë sërish në spital”, ka deklaruar drejtori I spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala.
E në repartin Infektiv të këtij spitali janë të shtrirë disa pacientë të konfirmuar me Covid-19