E infektuara nga Rahoveci është infermiere në Spitalin Amerikan

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 00:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një shkrimi në Facebook, ka dhënë detaje për personin e prekur me Koronavirus në këtë komunë.

Ai ka thënë se e prekura është infermiere dhe jeton në Prishtinë dhe nuk ka pasur kontakte në Rahovec.

Njoftim për gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit:

Të nderuar qytetarë,

Sapo u informova nga IKSHP, se edhe nga komunën tonë kemi një rast të paraqitur me COVID-19.

Ju informoj se personi i infektuar nga fshati Kramovik, është infermiere e cila aktualisht punon në Spitalin Amerikan në Prishtinë, e njëjta jeton në Prishtinë dhe mendohet se nuk ka pasur kontakte me qytetarë nga komuna e Rahovecit, kështu që nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar.

Të infektuarës i uroj shërim të shpejtë!

Të nderuar qytetarë,
Për çdo veprim do të informoheni me kohë!

Ju lutem të qëndroni në shtëpi!

Bashkë do t’ia dalim!

Smajl Latifi

Kryetar i komunës së Rahovecit

Të ngjashme