Javën që lamë pas është mbajtur festivali i XV mbarëkombëtar “Pianisti i Ri 2022”.
Në këtë garë morën pjesë shumë fëmijë e në mesin e tyre ishte edhe Lisa Abdullahu nga Mitrovica.
6-vjeçarja, e cila mori pjesë për herë të parë në këtë garë, arriti ta rrëmbej vendin e tretë në kategorinë junior.
Por, Lisa së bashku me mësuesen e saj të pianos, Saranda Kutllovci-Syla, i kanë treguar eksperiencat e tyre në këtë festival të hënën në emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”
“Lisa, është një fëmijë shumë i talentuar. Ajo filloi të merret me piano që nga mosha 5 vjecare, dhe menjëherë e kuptuam që ka talent për këtë”, tha Kutllovci-Syla në T7.
Ndërkaq, Lisa tha që herën tjetër do ta zë vendin e parë.
“Këtë herë e kam zënë vendin e tretë , pastaj do ta zë vendin e dytë, e më pas të parin”, tha 6 vjeçarja në “#Gjesi”.
Përveç talentit që ka për piani, Lisa është shumë e mirë edhe në gjuhën angleze, që përgjatë emisioni nuk hezitoi të flas edhe në këtë gjuhë.
Ndryshe, Lisa në shtator të këtij viti do ta fillojë klasën e parë.
Për ta shikuar të plotë intervistën, klikoni në video.