E kam kritikuar Thaçin, por Kurti është shumë më keq…

Prishtinë | 18 Shk 2023 | 18:21 | Nga Uk Lushi

E kritikoja shpesh Presidentin Thaçi që nuk ishte sa duhet transparent për dialogun Kosovë-Serbi.

Kam kritikuar edhe politikanët dhe kryeministrat tjerë po për të njëjtën çështje.

Transparenca për çështje ekzistenciale të shtetit është obligim i paekuivoke i çdo politikani dhe udhëheqësi.

Kryeministri Kurti qëndron shumë më keq se krejt liderët para tij me transparencë dhe informim lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Opozita, Parlamenti dhe opinioni duhet ta detyrojnë Albin Kurtin të jetë transparent.

Kosova nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë kurrë vetëm e një politikani.

Të ngjashme