Të shtunën është arrestuar një person në Ferizaj, pasi që dyshohet se i njëjti ia ka publikuar disa fotografi një gruaje dhe e ka kanosur atë.
Po ashtu i dyshuari familjes së viktimës me telefon iu ka dërguar mesazhe me përmbajtje kanosëse.
“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.