“E kemi çmontuar Contour Globalin”

Prishtinë | 06 Tet 2023 | 11:55 | Nga Avni Arifi

“Unë dhe LVV e kemi çmontuar Contour Global”, thoshte dikur nga foltorja e parlamentit Albin Kurti.

Kadal bacë se nuk çmontohet kompania amerikane aq lehtë.

E si është çmontuar dhe kush është çmontuar?!

Në vitin 2023 nga Contour Global është dashur të përfundojnë punimet e Kosovës së Re dhe Kosova do të prodhonte 500MW rrymë më shumë. Albini e anuloj dhe tash harroj 500MW por edhe nja 20 milion dëm që do t’i paguaj kësaj kompanie nga buxheti i shtetit. Pra as paret as mallin!

Për këtë dimër duhet prapë të lutemi se dimri do të jetê i butë dhe çmimet në tregjet ndërkombëtare nuk do të rriten. Varësi totale me 14.7 mlrd thëngjill nën këmbët tona.

Kur shtetet më të zhvilluara në botë si Gjermania i ka hapur termocentralet dhe prodhojnë energji nga thëngjilli, Kosova nën qeverisjen Kurti bëhet më “katolik se papa” dhe tenton të bëj dekarbonizimin e planetit.

Good luck! Mos të harrojmë se çmimi i rrymës sot është €108 e dalëngadalë po rritet, kurse nga Countour Global do të blihej $83.

Keni pare ju me ble edhe pse spo e publikoni sa keni ble dy vitet e kaluara. Edhe për fund këqyr qato 20€ miljon se po i duhen Contourit e vazhdoni ti dhe LVV-ja të çmontoni.

Të ngjashme