E kemi për obligim që t’ia ruajmë namin dhe integritetin AKI-së

Prishtinë | 30 Tet 2024 | 18:49 | Nga Arbër Jashari

Është për t’u vlerësuar gatishmëria e drejtorit të Agjencisë Kosovare për Intelegjencë, për të qenë transparent dhe i hapur në takimin me Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, lidhur me shqetësimet e deputetëve për pretendimet e disa gazetareve se po përndiqen nga zyrtaret e këtij institucioni.

Është mirë që AKI-ja i ka mohuar këto pretendime. AKI-ja është ngritur me mundin dhe kontributin e shumë profesionistëve, me mbeshtetjen edhe të aleatëve historikë të Kosovës, mbi standarde të larta profesionale, të cilat nuk devijohen lehtë.

Çdo keqperdorim i mundëshëm brenda saj, duhet të trajtohet nga mekanizmat ligjorë e institucionalë.

AKI-ja ka dhënë prova të mjaftueshme se i shërben Kosovës dhe popullit te saj, dhe meritat e saj në sigurinë e shtetit të Kosovës, janë të panumërta.

Si qytetarë të këtij vendi, pa dallim funksioni a pozite, e kemi për obligim që t’ia ruajmë namin e mirë dhe integritetin kësaj agjencie, e cila na ruan orë e qast nga rreziqet permanente që i kanosen vendit tonë, sikur që janë terrorizmi, spiunazhi dhe krimet e tjera kunder shtetit.

Të ngjashme