Para fillimit të seancës së 45-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, organizatat e shoqërisë civile organizuan sërish një performancë simbolike për të shprehur pakënaqësinë ndaj bllokimit të konstituimit të institucioneve, raporton Ekonomia Online.
“Boll i shërbyet partive, shërbeni shtetit”, “Mos folni për zgjedhje, kur s’ofroni zgjidhje, “Konkurs për deputetë të rinj”, “Institucionet nuk janë për pazare”, ishin vetëm disa nga parullat që u panë në këtë protestë simbolike.
Që nga përfundimi i zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke hyrë sot në përpjekjen e 45-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të formuar institucionet e reja.





