Policia ka bërë të ditur se dje është arrestuar një burrë nga Rahoveci pasi që i njëjti i ka shkruar mesazhe kërcënuese një femre kosovare.
”Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se i njëjti dyshohet se i ka shkruar mesazhe ne rrjete sociale viktimës femër kosovare duke e ngacmuar e kërcënuar”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.