Një person në Pejë është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi e kishte kërcënuar me mesazhe nëpërmjet rrjetit social Facebook një vajzë.
“Viktima femër ka raportuar se ka pranuar disa mesazhe kërcënuese në rrjetin social facebook nga i dyshuari mashkull. Lidhur me rastin është arrestuar dhe intervistuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.”, ka njoftuar Policia nëpërmjet raportin 24 orësh.