Të mërkurën është arrestuar një burrë nga Prizreni, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “detyrim”.
Person i dyshuar tashmë i arrestuar, dyshohet se përmes telefonit me mesazh e ka kërcënuar viktimën duke i kërkuar para, njofton Klan Kosova.
“I dyshuari është i njohur për organet e rendit për vepra të këtilla. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë”, shkruan në komunikatën e Policisë.