E kërkojnë skuadrat e mëdha evropiane, Gladbach i vendos çmimin e largimit Zakarias

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Denis Zakaria është njëri nga mesfushorët defensivë më të mirë në Bundesliga.

Mesfushori zviceran ka shkëlqyer me klubin e Borussia Moenchegladbach, duke qenë lider në mesfushë.


Falë paraqitjeve fantastike këtë edicion, Zakaria është bërë objektiv i skuadrave të mëdha evropiane.

Bayern Munich, Borussia Dortmund, Paris Saint Germain, Atletico Madrid, Arsenal e Manchester City janë skuadrat e interesuara për të.

Klubi gjerman e vlerëson shumë yllin e tyre, por e di fuqinë e skuadrave që e duan atë dhe nuk mund ta ndalin zviceranin në Borussia Park.

Kësisoj drejtuesit e Gladbachut kanë vendosur që ta nxjerrin në shitje Zakarian dhe i kanë caktuar çmimin e largimit.

Skuadrat e interesuara duhet të paguajnë 50 milionë euro nëse duan shërbimet e lojtarit.

23-vjeçari ka zhvilluar 31 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar dy gola e ka bërë dy asistime.

Të ngjashme