Mbretëria e Belgjikës së shpejti do të rrisë nivelin e përfaqësimit diplomatik në Kosovë. Zyra Diplomatike do të ngritët në nivelin e ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, i cili e ka quajtur lajm të mrekullueshëm.
Ai tutje ka thënë se ky hap do t’i thellojë edhe më tej raportet dypalëshe.
“Lajm i mrekullueshëm! Zyra Diplomatike e Belgjikës në Kosovë shumë shpejt do të ngritët në nivelin e ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës. Faleminderit Jeroen Cooreman që keni ndarë detajet e këtij hapi të rëndësishëm i cili do të thellojë marrëdhëniet tashmë shumë pozitive mes Kosovës dhe Belgjikës”, ka shkruar ambasadori Bajrami.
Great news!@BelgiumKosovo will soon be upgraded to fully fledged Embassy of the Kingdom of #Belgium to the Republic of #Kosova.
— Agron Bajrami (@AgronBajrami) May 16, 2023
Thank you @BelgiumDGB for sharing details of this significant step that will deepen already very positive 🇽🇰🇧🇪 bilateral relations. pic.twitter.com/pFH8xvtX4E