Policia e Kosovës ka arrestuar një person që kishte kërcënuar deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi, pas një deklarate të saj.
Këtë e ka konfirmuar edhe deputetja Musliu-Shoshi.
“Po kam pranuar informacionin për arrestimin e tij, unë besoj në policinë dhe drejtësinë e shtetit tim”, tha ajo për Insajderin.
Në lidhje me kërcënimet që kishte marrë, deputetja e PDK-së kishte thënë se kjo ndodhi për shkak se iu ishte keqinterpretuar një deklaratë nga kryediplomatja Donika Gërvalla.
“Pyetja ime drejtuar Kryedemagogës së Kosovës, Donika Gërvalla Schëarz, që mund të shihet në video ishte: A mendon se Kosova mori njohjen ndërkombëtare vetëm pse e kishte të drejtën e shpalljes së pavarësisë?
Kjo deklaratë u keqinterpretua qëllimshëm nga znj. Schëarz dhe nga një figurë publike, zhurmues i VV-së kuptohet, për të manipuluar dhe për të mbajtur ndezur flakën militantiste të patriotave fallco dhe të pseudointelektualëve të këtij vendi.” – kishte shkruar ajo.