E konfirmon Haxhi Shala: Gjykata Speciale më ftoi si të dyshuar për vrasje

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Ish-pjesëtari i UÇK-së Haxhi Shala ka thënë se është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë në cilësinë e të dyshuarit për vrasje.

Shala në Edicionin Special ka thënë që është shqetësuar kur e ka marrë këtë lajm. Ai ka pohuar se në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbrojtur në heshtje.

“Kam qenë i ftuar si dyshuar për vrasje. Në fillim u shqetësova, por me të arritur aty e pashë që nuk pati diçka që duhet të diskutoj dhe e shfrytëzova të drejtën e mbrojtjes në heshtje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme