E konfirmon Policia vdekjen e 29-vjeçarit në Emshir, dyshohet se ra nga ndërtesa

Prishtinë | 27 Nën 2023 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

Gazeta Insajderi pak më parë ka raportuar se një 29 vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje mesditën e sotme në lagjen “Emshir”, konkretisht në rrugën “Shefqet Shkupi” në Prishtinë.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, për Insajderin se rreth orës 10 kan% marrë informata për një person të shtrirë në rrugë.

Viktima është dërguar në QKUK dhe rreth orës 11:00 kanë konstatuar vdekjen e 20 vjeçarit.

“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar (shtrirë në rrugë), në lagjen Emshir në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët e kanë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku rreth orës 11:00, kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull , 29 vjeç. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes treguan për Gazetën Insajderi se një person rreth moshës 28 vjeçe ka rënë nga kati i një kompleksi banesor.

Sipas tyre, dyshohet se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarës nga plagët e mara.

Të ngjashme