LDK, AAK dhe Nisma tashmë janë afër për finalizimin e marrëveshjes për koalicionin qeverisës.
Këtë ka konfirmuar sot deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, raporton GazetaBlic
Sipas Selmanajt, javën e ardhshme pritet që të votohet edhe qeveria e re e përbërë nga LDK, NISMA, AAK, së bashku me pakicat.
“Është përafru dhe kur të rregullohen të gjitha detajet, qeveria do të votohet javën e ardhshme qeveria e re, takime të vazhdueshme kemi patjeter, tashmë po e presim vetëm finalizimin e saj”, tha Selmanaj.
Gjatë ditës së sotme kundër hyrjes në këtë koalicon është shprehur lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se nuk janë të interesuar të hyjnë në këtë qeveri me një përbërje të tillë.
Kujtojmë se tashmë me miratimin e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë besimin që të udhëheqë me ekzekutivin, derisa tashmë është bërë edhe ndarja e ministrive.
Ministrina e Jashtme, do ta drejtojë Meliza Haradinaj; Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuqi; Ministrinë e Drejtësisë, Selim Selimi, dhe ministrinë e Arsimit, Ramë Lika. Ndërsa, zëvendës i kryeministrit Avdullah Hoti, nga AAK do të jetë Besnik Tahiri.