Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, ka konfirmuar se të gjithë futbollistët që ishin të ftuar për ndeshjen e fundit, do jenë edhe sonte.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 29’të në Bundesligë, Werder Bremeni kishte shënuar fitore në udhëtim te Schalke me rezultatin 0-1.
Në këtë ndeshje lëndim kishte pësuar Milot Rashica, i cili ishte detyruar që të zëvendësohet në minutën e 58’të.
Por, trajneri Floran Kohfeldt ka konfirmuar se ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sontme që Werder Bremeni e zhvillon ndaj Eintracht Frankfurtit.
Gjithashtu, edhe Leonardo Bittencourt do të jetë gati, teksa ende i lënduar mbetet Nuri Sahin.