E konfirmuar, 3 raste me Coronavirus në Greqi

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Tashmë është e konfirmuar, janë 3 raste me koronavirus në Greqinë fqinje.

Mësohet se dy prej tyre janë në Selanik dhe një në Athinë.

Sipas informacioneve thuhet se edhe fëmija i 38-vjeçares që u konstatua dje e infektuar me Covid1 rezulton pozitiv.

Prej ditës së djeshme është mbyllur shkolla ku fëmija mëson, ndërsa po dezinfektohet ndërtesa e kësaj shkolle. Gjithashtu priten për pak orë analizat e personave që kanë patur kontakt me 38-vjeçaren, pasi është kthyer nga Italia.

Të ngjashme