Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, të premten, më 6 maj, do të udhëtojë për në SHBA.
Këtë e ka konfirmuar për “Ekonomia Online”, deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj.
“Zotëri Haradinaj që nesër udhëton për në SHBA, do të ketë takime të niveleve të ndryshme dhe do të qëndrojë për afro nëntë ditë. Kjo i bën mirë Kosovës sepse zotëri Haradinaj është përkrahës i SHBA-së e sidomos kur goxha shumë janë ftohur raportet ndërmjet Qeverisë Kurti dhe SHBA-së”, tha Lekaj për EO.