“E kotë e humbje kohe” – Qerkini për bastisjen e EULEX-it në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu

Prishtinë | 12 Sht 2023 | 12:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati Artan Qerkini e ka quajtur të kotë e humbje kohe, bastisjen e EULEX-it në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu, raporton Ekonomia Online.

Qerkini ka thënë se gjatë bastisjes, nuk është sekuestruar asnjë provë, përveç disa dokumenteve të cilat kanë qenë publike.

Ndërsa, për arsyen e bastisjes, Qerkini ka thënë se nuk është bërë e ditur, vetëm se është bërë “për nevoja të procedurave nga Dhomat e Specializuara”.

“Siç është raportuar nga mediet, Dhomat e Specializuara kanë realizuar një bastisje në shtëpinë e heronjve kombëtarë. Janë munduar kinse të sekuestrojnë prova për procedura të Dhomave të Specializuara. Ka qenë një bastisje e kotë dhe humbje kohe”.

“Gjykata duhet të jetë më e kujdesshme kur lëshon urdhra për bastisje sepse cenohet privatësia. Nuk kanë sekuestruar asnjë provë. Rasti nuk është bërë i ditur, vetëm është thënë se për nevoja të procedurave nga Dhomat e Specializuara”.

“Nuk kanë kërkuar asgjë specifike, kanë marrë disa dokumente të cilat janë publike, pra nuk ka pasur nevojë të bastiset fare. Prandaj thashë që bastisja ka qenë e kotë”, ka thënë ai.

Të ngjashme