E kuptueshme që Kurti don zgjedhje sa më shpejtë që të jetë e mundur. Një pjesë e madhe e popullit të Kosovës ka tri vite që është në komë politike dhe ka rrezik të zgjohet e të shoh çfarë i ka bërë vetes kur e ka votuar Kurtin.
S’është e largët dita kur njerëz të ndershëm që kanë besuar se me Kurtin do të ndalen proceset negative në vend do të turpërohen nga vetja e tyre që kanë bërë zgjedhje aq të tmerrshme.
Qe tri vite Kosova ka Qeveri që fundamentin e ka në mashtrim. Gjithçka, prej bashkimit kombëtar, atëdhedashurisë, dialogut, luftës kundër korrupcionit, pastërtisë institucionale, retorikës dhe vetë orientimit të tyre e ka bazamentin krejt në rrena dhe mashtrim.
Ke të drejtë Albin! Bëni zgjedhjet sa më shpejtë që të jetë e mundur se shansat që zgjohen njerëzit janë të mëdha. Por edhe nëse i mban zgjedhjet ke parasysh se ky popull mund të zgjohet edhe gjatë mandatit.
Legjitimiteti nuk është i shenjtë as i përhershëm siç nuk ishte për ata para teje. Maskat s’do të mbajnë gjithmonë!