E mbajti premtimin, Labinot Tahiri mbledh 5 mijë euro për djalin e Shpat Kasapit

Prishtinë | 03 Gus 2026 | 21:04 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka bërë të ditur se më 10 gusht do t’ia dorëzojë 5 mijë euro djalit të këngëtarit Shpat Kasapi, duke theksuar se këtë veprim nuk e bën për lavdi, por për të mbajtur fjalën e dhënë.

Përmes një postimi në facebook, Tahiri ka bërë të ditur se synimi i tij nuk përfundon me këtë ndihmë, pasi ka premtuar se shumë shpejt do të sigurojë një shumë edhe më të madhe parash për Roelin, në mënyrë që, t’i shërbejë gjatë gjithë jetës dhe t’i lehtësojë familjes vështirësitë financiare, shkruan IndeksOnline.

“Nuk e bëj për lavdi, por sepse fjala e dhënë duhet të mbahet”, ka shkruar Tahiri, duke theksuar se çdo fëmijë meriton një shans më të mirë në jetë.

Postimi i plotë:

Deshta me ju tregu krejt shqiptarëve dhe publikut të Shpatit kudo që janë, se më 10 gusht do t’ia dorëzoj 5,000€ djalit të këtij loqkomani. Nuk e bëj për lavdi, por sepse fjala e dhanë duhet me u mbajt.

Prej kësaj shume, 600€ janë nga familja e Denisit nga Gllogjani, të cilët atë natë në dasmë, më 29 korrik, ia dhuruan me zemër. Respekt e Zoti i shpërbleftë për këtë gjest.

Edhe një obligim tjetër e kam ndaj Roelit. Me ndihmën e Zotit, shumë shpejt do t’ia siguroj një shumë të madhe parash që t’i shërbejë për tanë jetën e tij dhe më mos te ketë situata te pa lakmueshme zonja Selvie dhe familja e Shpatit. Kujt i mundon ky veprim i imi le ta di që unë mireem me kete punë prej qe jam dale në rruge duke berë zgjidhje. Kjo është dëshira ime dhe besoj se çdo fëmijë meriton një shans më të mirë.

Nënë Tereza na ka lënë amanet të bëjmë vepra e jo vetëm fjalë se dhe ajo ishte shqiptare. Shqiptari kur e jep fjalën, duhet ta mbajë. Kjo është pasuria më e madhe që kemi si komb.

Me respekt dhe mirupafshim ne gezime,

Labi, Kosovë e Shqipërise

Të ngjashme