Vuk Jeremiq për Albin Kurtin: Është patriot, intelektual

Prishtinë | 11 Dhj 2019 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë dhe ish – ministri i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiq ka lavdëruar kryeministrin në ardhje të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në një intervistë për televizionin “N1”, shefi i opozitës serbe ka vlerësuar lartë figurën e liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

“Nuk mund të diskutohet që Albin Kurti është një intelektual, një atdhetar dhe një njeri mjaft i qëndrueshëm”, u shpreh ai.

“N1” tregon se Kurti, drejtuesi i LVV-së, fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e Kosovës.

“Njeriu që kaloi kohë në burgun e Pozharevcit është një ithtar i madh i idesë të Bashkimit Kombëtar, transmeton Indeksonline .

Si gjatë periudhës parazgjedhore ashtu edhe pas fillimit të bisedimeve të koalicionit, Kurti foli gjatë gjithë kohës për unifikimin e të ashtuquajturës Kosovë dhe Shqipëri.

https://www.youtube.com/watch?v=egYK7dZPPow&feature=emb_title


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme