Këtë të mërkurë parashihet të mbajë mot me vranësira, e herë pas here do dalin edhe rrezet e diellit.
Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të luhaten nga -2°C deri në 1°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 6°C deri në 9°C.
Ky mot do të karakterizohet me mundësi për reshje të dobëta shiu gjatë ditës, ndërsa era do të jetë e lehtë deri në mesatare me shpejtësi 1-5m/s.