E mitura në Gjakovë pren venat e duarve, për faj të vjehrrit: Policia këtë të fundit e liron

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë në Gjakovë, e mitur, ka tentuar të vetëvritet, pasi që vjehrri i saj i kishte bërë presion pas një mosëmarrëveshje.

Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarit, ndërkaq pas intervistimit, ai është liruar.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Ashkali, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje i kishte bërë presion bashkëshortes së djalit të tij viktimës femër K-Ashkalike (e mitur), e  cila më pas kishte tentuar të vetëvritet duke i prerë venat e duarve. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme