E mitura që u raportua e zhdukur, bashkëjetonte me një person në Prizren

| 08 Dhj 2023 | 11:33 | Nga

Një person është arrestuar pasi që në shtëpinë e tij është gjetur e mitura e cila më 05.12.2023 është raportuar si person i zhdukur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:00, në Prizren.

Tutje thuhet se pas intervistimit, me dëshirën e saj viktima është kthyer tek prindërit e saj, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në shtëpinë e tij është gjetur e mitura femër kosovare e cila më  05.12.2023 është raportuar si person i zhdukur. Pas intervistimit, me dëshirën e saj viktima është kthyer tek prindërit e saj, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme