Një incident ka ndodhur dje në strehimoren për rastet e dhunës në Gjakovës, ku një e mitur ka sulmuar fizikisht një të mitur tjetër.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Dje në strehimoren për rastet e dhunës në Gjakovë, për motive ende të pa panjohur, një e mitur ka sulmuar fizikisht një vajzë tjetër të mitur”, shkroi Elezaj.
Elezaj potencoi se me vendim të prokurorit kompetent është iniciuar rast “sulm”, dhe lënda do të trajtohet në procedurë të rregullt.