Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare (QKUK), sot janë të hospitalizuar gjithsej 60 pacientë.
Prej tyre, me Coronavirus janë gjithsej 44 raste, ndërsa klinika është në pritje të rezultateve për 6 raste, kurse 10 raste kanë rezultuar negativ me këtë pandemi, raporton Ekonomia Online.
“Nga 44 raste të infektuar, 35 raste janë në gjendje stabile, 8 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Një paciente në kujdesin intensiv e pranuar me 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rendë dhe është në ventilim mekanik. Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, e testuar pozitiv me Covid -19 është edhe në infermiere e cila ka qenë në kontakt me 3 infermieret tjera të cilat janë Covid -19 pozitiv”, thuhet në komunikatën e tyre.
Të katër infermieret e infektuara me këtë pandemi janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të hospitalizuar në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi.