Ngjarja ka ndodhur para disa ditëve, ndërsa sot e moshuara që u torturua nga infermieret në një shtëpi të kujdesit të pleqve në Pejë, nuk u ka thënë asgjë familjarëve.
Ajo vuan nga sëmundja e rënde dhe familjarët i paguajnë muajin 650 euro në qendrën “Orenda”, për arsye të sigurisë dhe kujdesit, transmeton Gazeta Express.
Këto detaje i ka dhënë sot dhëndri i viktimës që u rrah nga infermieret.
Ai ka thënë se zonja në fjalë është nëna e një dëshmori që ra 17-vjeç në luftën për lirinë e Kosovës.
Familja ka bërë kërkesë për ta tërhequr viktimën nga qendra ku ishte dërguar për kujdes.
Qendra “Orenda” pritet të mbajnë konferencë për media në orën 19:00. Kjo qendër ka suspenduar nga puna infermieren që ka ushtruar dhunë ndaj të moshuarës dhe infermieret e tjera që kanë qenë prezente gjatë krimit.
Policia e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy vajza, pasi në rrjetet sociale u shpërndanë pamjet, ku një grua në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë torturohet e rrahet nga një infermiere, derisa dikush afër saj qesh dhe e incizon.