Manchester City ka eliminuar Arsenalin nga Kupa FA pas fitores minimale 1-0.
Heroi i kampionëve në fuqi të Anglisë në këtë ndeshje ka qenë mbrojtësi holandez Nathan Ake i cili realizoi golin e vetëm në këtë takim.
E fjalë të mëdha për holandezin ka folur trajneri Pep Guardiola pas ndeshjes, duke thënë se Ake e ndali futbollistin më të papërshtatshëm në Angli, Bukayo Sakan.
“Çfarë sezoni të mrekullueshëm po kalon Nathan. Ai kontrolloi një nga kundërshtarët më të vështirë të Ligës Premier, pasi Saka është në një moment të pabesueshëm, është shumë i mirë në duele brenda zonës, duke mbrojtur shtyllën e dytë”.
“Është një bonus i madh për ne. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, nuk është ankuar asnjëherë”, deklaroi Pep Guardiola.
Tutje trajneri spanjoll foli edhe për lojën në përgjithësi, duke thënë pjesa e dytë i takoi atyre, por e rëndësishme është kalimi i raundit.
“Sigurisht që ishim më mirë në pjesën e dytë. Arsenali filloi më mirë, ishte një ndeshje e ekuilibruar. Ata janë shumë të mirë”.
“Nuk e prisja këtë qasje prej tyre, një kundër një, ishte e vështirë të ndërtonim lojën, por tani jemi në raundin tjetër dhe kjo ka rëndësi”, u shpreh Pep.