Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ka thënë se po futet në shtëpi për ta marrë letërnjoftimin, por më pas nga aty e ka hedhur një çantë me marihuanë ndërsa vetë ka ikur.
“Raportohet se njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar, të cilin e kanë ndal për legjitimim dhe kontroll. I njëjti ka kërkuar nga zyrtarët policorë që të hynë në shtëpi dhe të marr letërnjoftimin pasi që policia e kishte ndalur para shtëpisë së tij. Në momentin që ka hyrë brenda në shtëpi, i njëjti ka hedhur nga dritarja e ballkonit të shtëpisë në pjesën e pasme një çantë në të cilën kishte: një peshore të vogël digjitale dhe 7 paketime me bari të dyshuar për narkotik të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 2004.4 gram (2 kilogram e 4.4 gram). I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.