“E nisim vitin me protesta”, Berisha paralajmëron vazhdimin e protestave

Prishtinë | 29 Dhj 2025 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë protestës së të hënës njoftoi se do të vazhdojë me të tjera në vitin e ardhshëm.

“Ne e mbyllim sot protestën për ta nisur vitin me protesta. Kudo që shkoj gjej një vendosmëri absolute për tu ndarë nga kjo e keqe sa më shpejt. Shqiptarët presin me padurim largimin e kësaj bande nga pushteti. Ju garantoj ju se opozita është sot më e fuqishme se kurrë. Është sot më e vendosur se kurrë të përmbushë misionin e saj. askush nuk duhet të harrojë se forca e idealeve është arma më e madh se të gjitha armëve”, tha ai.

Berisha shtoi se opozita është më e fuqishme, teksa u shpreh se “regjimi aktual është në shkërmoqje”.

“Ata që janë me ideale janë të pamposhtur. Këtij regjimi në çdo kohë që kalon është në shkërmoqje, kalbëzim. Pesë ditë pa ujë, duke ndjekur atë ngjarje në videot e shumta që qarkullojnë, kur vetëm pak muaj më parë drejtori  ujësjellësit i thotë gazetarëve që këta rrinë tre ditë pa ujë dhe nuk bëjnë një telefon për shqetësimin. Drejtori tha një të vërtetë, qytetarët e Vlorës ia zunë në gojë  kafshatën e galasë në fyt, i përzunë”, tha Berisha.

Të ngjashme