E njohur për vaksina, Kuba fillon punën për kurën kundër Coronavirusit

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Deri më tani, Kuba ia ka dalë mirë mbanë në ballafaqimin kundër koronavirusit. Por në këtë ishull të Karaibeve, numri i personave të infektuar me këtë virus pandemik aktualisht është duke u rritur. Kësisoj, Qeveria ka zbatuar gjatë javës së kaluar masa të reja kufizuese në Havanë.

Restorantet dhe kafenetë janë mbyllur, njëjtë sikurse plazhet, ndërsa është kufizuar edhe qarkullimi me vetura. E të këtilla masa do të bëhen të tepërta kudo në botë, vetëm pas vaksinimit të popullatave kundër virusit të ri të familjes korona që e shkakton sëmundjen COVID-19. Ndërsa tani kubanët, sikurse gjithë pjesa tjetër e botës, po pyeten se kur do të jetë e qasshme një vaksinë ndaj sëmundjes.

“Po punojmë për vaksinën”

Epidemiologu kryesor i Kubës, Francisco Duran, ka bërë të ditur se tashmë është gjë e ditur se një sërë shtetesh janë duke punuar në zhvillimin e kurës – Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe…. Ndërkaq, në një konferencë për media ai ka konfirmuar se edhe Kuba është duke punuar në këtë drejtim.

Eduardo Martinez, mjeku që është në krye të ndërmarrjes kubane për bioteknologji “BioCubaFarma”, ka njoftuar se zhvillimi i një vaksine efikase kundër COVID-19 është prioritet për Kubën. Vendi ka përvojë të madhe në hulumtimin dhe zhvillimin e vaksinave si dhe sistem të avancuar shëndetësor.

Instituti shtetëror i Shkencës “Finlej” në Havana ka në përbërje të tij Qendrën për imunologji molekulare si dhe Qendrën për Teknologji gjenetike dhe bioteknologji (CIGB). Ky institut ka në përbërje shkencëtarët më të shquar kubanë, të cilët aktualisht punojnë në katër versione të vaksinës. Njëra prej tyre ndodhet në fazën e testimit.

“Të ballafaquar me pandeminë e koronavirusit tani i kemi dy prioritete: mundësinë e testimit të shpejt, masiv, gjë kjo që e mundëson mbikëqyrjen epidemiologjike dhe zhvillimin e vaksinave të specializuara që do t’i kontribuojnë luftimit të sëmundjes në vend”, ka thënë mjeku Rolando Perez, drejtor i Departamentit për Shkencë dhe Inovacion përbrenda “BioCubaFarma”.

Aftësitë e jashtëzakonshme të Kubës

Perez ka thënë se hulumtimet kubane janë duke u përqendruar në një vaksinat, të cilat mund të zhvillohen në bazë të qelizave që i ngjasojnë virusit dhe e kanë përparësinë në aspektin e forcimit dhe aktivizimit të sistemit imunitar. Dhe kjo është fuqia e hulumtimeve kubane, ka bërë të ditur gjatë qershorit mjeku Herardo Giljen, drejtori për studime biomjekësore në këtë Institut.

Ai ka bërë të ditur se shembull për këtë është vaksina kundër Hepatitit BE, e cila ishte zhvilluat në Kubë. Kjo është vaksina e parë në botë që jepet nëpërmjet hundës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme