Kurti për liderët e UÇK-së në Hagë: E pabesueshme të kesh politikanë në burg që luftuan për liri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” ka folur për liderët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Kurti u shpreh se ata kanë bërë një luftë të fortë me Serbinë.
Kryeministri u shpreh se është e pabesueshme të kesh në burg politikanë që luftuan për liri.
“Ata bënë luftë të fortë me Serbinë, ne patëm dy mijë dëshmorë. Është e pabesueshme të kesh në burg politikanë të lartë të Kosovës që luftuan për liri, ndërsa Vuçiqi, ministër i Millosheviqit po flirton me Putinin. Është një nga paradokset evropiane”, u shpreh ai.