Flakon Klinaku, sekretar i OVL-së së UÇK-së, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar përgjimet e publikuara nga Nacionale, ku Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, flet me Slavko Simiqin, ish-deputet i Listës Serbe, ku e kritikon Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, për fryerje të listës së veteranëve të UÇK-së.
Për më shumë, në këtë video zonja Kusari-Lila e përmend edhe protestën e veteranëve të UÇK-së. Ai ka thënë që tash po dëshmohet për një bashkëpunim në mes pushtetit dhe Listës Serbe, që sipas Klinakut është e pamoralshme dhe e pakuptueshme.
Ai ka kërkuar edhe hetim ndaj Kusari-Lilës.
“Pas përgjimeve, së paku prokuroria duhet që t’i intervistojë deputetët Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simic, se pse mbajnë kontakte me një të ndjekur nga shteti i Kosovës siç është Milan Radoiçiq, e qe besa t’iu ngris aktakuzë për këtë, pasiqë edhe mund ta dijnë vendndodhjen e tij.” – shkroi ai.