Pesë adoleshentë janë arrestuar në Belgjikë për shkak të përdhunimit të dyshuar në grup të një vajze 14-vjeçare, e cila vdiq një javë më vonë.
Sipas mediave belge, imazhet e sulmit u shpërndanë në internet.
Viktima humbi jetën katër ditë më vonë.
Prokurorët thonë se tre nga të dyshuarit, të cilët janë të mitur, ndodhen në një strukturë rinore, ndërsa dy tjerët të moshës 18 dhe 19 janë arrestuar dhe do të paraqiten në gjykatë, raporton BBC.
Prokuroria ka konfirmuar se ata po hetohen për “veprime të ndodhura pak para vdekjes së viktimës”.
Sipas raporteve të mediave belge, vajza do të takonte një mik në një varrezë në Ghent më 15 maj. Dyshohet se ai mbërriti bashkë me katër të dyshuarit e tjerë ku abuzuan seksualisht me viktimën. Imazhet nga abuzimi u shpërndanë gjithashtu në mediat sociale.
“Imazhet ishin pika e fundit për të … e gjithë bota e saj u shemb”, tha babai i saj për gazetën belge Het Nieuësblad.
Rasti ka shkaktuar reagime e politikanëve belg, me Sekretaren e Shtetit për Barazinë Sarah Schlitz duke u zotuar të marrë masa për të parandaluar që imazhet e sulmit seksual të ndahen në internet.
“Shpërndarja e imazheve të tilla në rrjetet sociale nuk është vetëm e patolerueshme, por edhe krejtësisht e paligjshme. Thjesht nuk duhet të ndodhë më,” tha ajo, duke shtuar se ekipi i saj do të takohej me përfaqësuesit e kompanive të medieve sociale për të diskutuar politikat e moderimit.
“E tmerrshme. Nuk kam fjalë,” shkroi Ministri belg i Drejtësisë Vincent van Quickenborne në Twitter.